1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

 | 03.12.2008 | 15:00 UTC

Pakistani i ofron indisë ndihmë për hetime

Ministrja e jashtme amerikane Kondoliza Rajs ka mbërritur në kryeqytetin indian për bisedime rreth tejkalimit të tensionimeve mes dy fuqive atomike, Indisë dhe Pakistanit. Ndërkohë, Pakistani i ka ofruar Indisë hetime të përbashkëta për sulmet në Bombei ku gjetën vdekjen rreth 180 vetë. Ministri i jashtëm pakistanez, Shan Mehmood Qureshi, tha se Pakistani është i gatshëm t'i zgjeroj "të gjitha llojet e bashkëpunimit dhe të ndihmës". Ai theksoi se qeveritë në Nju Delhi dhe në Islamabad, duhet të tregojnë "pjekuri, seriozitet dhe durim", megjithë tensionet në rritje ndërmjet dy fqinjëve me armatim bërthamor. Koordinatori i shërbimit sekret amerikan Michael McConell, sheh si autorë të mundshëm të sulmeve në metropolim indian, rebelët radikal islamik të grupit Lashkar-e-Toiba, i cili në vitin 2006 pati organizuar sulmin  mbi një tren.



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (deutsch) - Mit Tagesthema