| 03.12.2008 | 15:00 UTC
I hapet rruga kontrollimeve të kompjuterëve, por pas vendimit të gjykatësve
Pas vetos së Bundesratit, koalicioni i madh qeveritar në Gjermani ka rënë dakord për kompromis, lidhur me ligjin i cili Zyrës për luftë kundër kriminalitetit i jep më shumë hapsirë veprimi në luftën kundër terrorizmit. Këtë bëri të ditur përfaqësuesi i fraksionit socialdemokrat në parlament, Thomas Oppermann. Sipas tij, partitë në koalicion kanë rënë dakord për ndryshimin e tri pikave dhe e kanë dërguar projektligjin në procedurë të mëtejme. Pjesë të kompromisit janë kontrollimi online i kompjuterëve, por vetëm pas vendimit të gjykatësve. Kanë ndryshuar edhe kompetencat mes Zyrës për luftën kundër kriminalitetit dhe policive të landeve. Pritet që ligji i ndryshuar të miratohet dhe të futet në fuqi, në janar të vitit të ardhshëm.






