| 03.12.2008 | 15:00 UTC
BE ofron "Partneritetin e lindjes" me ish -republikat sovjetike
Me një lloj "Partneriteti lindor", BE synon vendosjen e raporteve më të ngushta me ish - republikat sovjetike. Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e ndihmave për gjashtë ish-republika sovjetike si dhe lahtësimin e regjimit të vizave dhe tregtisë. Partneriteti do të vendoset me Ukrainën, Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Moldavinë e ndoshta edhe Bjellorusinë. Në prill, Çekia si presidente e radhës e BE, do të mbajë një samit themelimi për këtë çështje. Shtetet evropiane do të konsultohen për këtë çështje në fund ta javës që vjen. Vendosjen e këtij lloj partneriteti e kanë propozuar Polonia dhe Suedia. Në periudhën prej vitit 2010 deri 2013, Komisioni do të japë ndihma në vlerë prej 600 milionë eurosh.






