| 03.12.2008 | 15:00 UTC
Nënshkruhet marrëveshje kundër bombave dispersive
Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar sot në Oslo të Norvegjisë marrëveshjen për bombat dispersive. Mirëpo marrëveshja nuk u nënshkrua nga prodhuesit dhe përdoruesit më të mëdhenjë në botë të kësaj arme, si SHBA-të, Kina, Rusia, Izraeli, India dhe Pakistani. Përfaqësuesja e Human Rights Watch, Mariane Heuvagen deklaroi:
"Shpresoj se Gjermania në raportet me SHBA do të angazhohet që edhe ajo t'i heqë nga përdorimi këto armë, në misionet ku ushtarët gjermanë shkojnë së bashku me ata amerikanë."
Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtainmajer, dhe kolegu i tij britanik, David Miliband, e quajtën nënshkrimin e marrëveshjes, si një kthesë epokale për kontrollin e armatimit. Marrëveshja parashikon ndalimin e përdorimit të bombave dispersive, të cilat mbeten edhe pas përfundimit të konflikteve dhe shkaktojnë vdekjen e qindra njerëzve të pafajshëm. Shtainmajer dhe Miliband premtuan nisma të tjera kundër armëve të rrezikshme.






