| 03.12.2008 | 15:00 UTC
Presidenti Topi nuk dekreton kodin zgjedhor
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi nuk e ka dekretuar kodin zgjedhor, të miratuar së fundi në parlament, me votat e partive të mëdha. Presidenti kërkoi që ligjit të kthehet për rishqyrtim në kuvend. Kthimi është bërë për shkak se presidenti ka vërejtje në disa pika të tij, në veçanti në dispoziten e nenit 9. Presidenti Topi thotë se reforma zgjedhore e hartuar mirë dhe ligjet elektorale që mundësojne një proces të drejtë zgjedhor, garantojnë një proces normal zhvillimi.






